Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, ndërron jetë 25 vjeçari - Bota Sot
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, ndërron jetë 25 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, ndërron jetë 25 vjeçari

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 23:05
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Korçë-Pogradec.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Taulant Hoxhalli, 25 vjeç.

Sipas Lapsi, viktima dyshohet se është përplasur nga një makinë. Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat