Arrestohet “tmerri” i fshatit

Kronikë e zezë

Arrestohet “tmerri” i fshatit

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një 27-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje është arrestuar nga policia e Gramshit.

Në pranga u vu shtetasi Adriatik Vlashi, 27 vjeç, banues në fshatin Gjergjovin, Gramsh.

"Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në fshatin Kotorr, Gramsh, ka vjedhur disa para në lokalin e shtetasit M.K 28 vjeç, të cilat u sekuestruan në cilësin e provës materiale.

Gjithashtu më datë 13.09.2018, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur depozitën e ujit të shtetasit Xh.H.,banues në fshatin Kabash, Gramsh", tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat