Një person nga Prizreni ka njoftuar në Polici se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në lokalin e tij mirëpo e njëjta nuk ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim i Policisë ka tërhequr mjetin e dyshuar.
Përveç dëmeve materiale (thyerje e xhamave të lokalit), nuk raportohet për të lënduar.