Arrestohen dy persona të dyshuar për raste të grabitjeve

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për raste të grabitjeve

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës kanë arrestuar dy persona të dyshuar se kanë marr pjesë në disa grabitje.

Personat e dyshuar janë R. C, 21 vjeç, dhe A. M, po ashtu  21 vjeç.

Gjithashtu lidhur me rastet e njëjta hetuesit kanë arrit të identifikojnë  edhe dy  persona të  tjerë të dyshuar që aktualisht ndodhen në arrati. 

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës.

Personave të dyshuar u është konfiskuar  një veturë e tipit Shkoda, pa targa,  (dyshohet të jetë përdorur në njërin nga rastet) telefona  celular si dhe  disa dëshmi të tjera që mund të lidhen me rastet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat