Aksident i rëndë në Divjakë, një i vdekur dhe një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Divjakë, një i vdekur dhe një i lënduar

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xengë, Divjakë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Identiteti i viktimës dhe të plagosurit nuk bëhet i ditur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat