Arrestohet i riu lushnjar, i gjendet kokainë dhe shkop gome

Kronikë e zezë

Arrestohet i riu lushnjar, i gjendet kokainë dhe shkop gome

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 10:58
Ilustrim

Një i ri nga Lushnja u arrestua, pasi atij i janë gjetur kokainë, por edhe një mjet goditës si shkopi i gomës. Policia lajmëroi ngjarjen.

Njoftimi:

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, gjatë mbrëmjes së djeshme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier të mbështetura nga FNSH Fier kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Lushnjes.

Nga kontrollet e ushtruara në lokalet e natës, u godit një rast i shpërndarjes së drogave të forta. U sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit. Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 12 persona. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Redjon Caushi, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lokalin “Bar lloto” në pronësi të tij në qytetin e Lushnjes, u gjetën të fshehura në një vend të përshtatur në  mur 12 doza lëndë narkotike të dyshuara Kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shkop gome i ngjashëm me atë që përdorin punonjësit e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.M, 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik ju gjetë 1 dozë me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialeti kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo e shitja e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 285/a, 283/1 dhe 279 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat