Me armë dhe kanabis, arrestohen dy të rinj në Durrës

Kronikë e zezë

Me armë dhe kanabis, arrestohen dy të rinj në Durrës

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa i janë sekuestruar kanabis, armë dhe fishekë.

Në njoftimin e policisë thuhet se:  "Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimit dhe goditjen e rasteve të posedimit të sendeve të jashtëligjshme si lëndë narkotike dhe armë, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë ushtruar kontrolle ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit Denis Meta 21 vjeç dhe Serxhio Mejdani 24 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit A.P. 26 vjeç dhe E.Z. 19 vjeç, banues në Durrës".

Strukturat Policore dispononin informacion se shtetasit e mësipërm dispononin lëndë narkotike dhe armë, ku gjatë kontrollit fizik të tyre dhe në banesat përkatëse u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale  disa doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, një armë zjarri tip pistoletë Ekol,  21 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një radio policie.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat