Kryefamiljari dhunohet nga gruaja dhe djali 12 vjeçar

Kronikë e zezë

Kryefamiljari dhunohet nga gruaja dhe djali 12 vjeçar

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 08:19
Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë të shumta në komunikatën ditore të Policisë së Shtetit, por disa janë më të veçanta, megjithëse nuk ulin peshën e rasteve të tjera që fatkeqësisht janë shumë të përhapura. 

Në Elbasan, një burrë është detyruar të kërkojë mbrojtje në polici pasi është dhunuar jo vetëm nga gruaja, por edhe nga djali 12 vjeçar.

Komisariati i Policisë Elbasan: 

Më datë 27. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin P. B., vjeç 56, banues në Elbasan, pasi në banesë, bashkëshortja dhe djali, M. B., dhe M. B., vjeç 57 e 12, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat