Makina përfshihet nga flakët në mes të Tiranës

Kronikë e zezë

Makina përfshihet nga flakët në mes të Tiranës

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Një makinë e tipit Mercedes Benz është shkrumbuar nga flakët këtë pasdite në afërsi të qendrës së Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së “Tabakëve” në unazën e kryeqytetit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lëdnuar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë ardhur në vendngjarje për të shuar flakët. Pas disa minutash zjarri është fikur, ndërsa nga ana tjetër trafiku është rënduar.

Deri më tani dysohet se një shkëndijë elektrike mund të jetë bërë shkas që makina të marrë flakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat