Kërcënuan biznesmenin nga Kavaja, pranga dy personave

Kronikë e zezë

Kërcënuan biznesmenin nga Kavaja, pranga dy personave

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 20:39
Ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi kanë kërcënuar një person që merrej me biznes.

Të arrestuarit janë G.SH, 39 vjeç dhe A.XH, 35 vjeç, ndalimi i tyre është bërë të dielën nën akuzën e ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurrencës me anë të kërcënimit ose dhunës dhe akuzën e bashkëpunimit për një vepër penale.

Ndërkohë policia nuk jep detaje se cili është personi i kërcënuar apo dhunuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat