U gjet i vrarë, mesazhi i fundit që shkroi gardisti

Kronikë e zezë

U gjet i vrarë, mesazhi i fundit që shkroi gardisti

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:30
Arjol Mançe

Gardisti 30-vjeçar Arjol Mançe, u gjet i vrarë në vendin e tij të punës, ku dyshohet për vetëvrasje me armën e shërbimit.

Por pak kohë më parë i riu nga Përmeti, kishte shkruar një mesazh në Facebook, i fundit prej tij në rrjetet sociale, ku shprehte zhgënjim.

“Ndonjëherë duhet të shtiresh sikur nuk kupton për të parë deri ku arrin mashtrimi i disa njerëzve”, shkruante Mançe, i cili në Facebook njihej edhe si “Cobra e Zezë”.

30-vjeçari ishte ushtarak i kualifikuar, madje prej tre vitesh shërbente në Gardë.

Jo vetëm kaq por i riu kishte shërbyer në misione paqeruajtëse jashtë vendit, në një prej tyre në Irak. Paraprakisht u tha se i riu i dha fund jetës me armën e shërbimit, në gjendje të rënduar psikologjike pas ndarjes nga e dashura.

Mançe, u gjet i vrarë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të hënës në ambientet e Gardës së Republikës. Paraprakisht dyshohet se i riu ka vrarë veten me armën e shërbimit, kjo pasi ministria e Brendshme bëri me dije se grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që përforcojnë pistën e vetëvrasjes.

Madje ai i kishte dërguar një mesazh të atit, ku e sinjalizonte për fundin e tij.

“U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jetë”, i kishte shkruar i riu të atit, pak para se të shkrepte armën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat