Humb jetën 42 vjeçar në aksident komunikacioni

Kronikë e zezë

Humb jetën 42 vjeçar në aksident komunikacioni

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën Pejë-Istog, gjegjësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojë ka vdekur një person i moshës 42 vjeçare me inicialet AA.

Sipas Policisë, në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë “ VW” pa targa regjistrimi dhe një këmbësor.

“Viktima e këtij aksidenti është këmbësori A.A (1972), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për shkak se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si shkak i lëndimeve ndërron jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës ju është liruar  familjarëve për ceremoni mortore. Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog, me te arritur ne vendin e lartcekur, këmbësori papritmas fillon ta kaloj rrugën, në këtë rast i dyshuari për shkak të afërsisë e godet me pjesën e parë anësore dhe viktima pëson lëndime të rënda trupore, i njëjti pas një kohe të shkurtër ndërron jetë”, thuhet në komuikatë.

Rasti procedohet nga njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat