Policia jep detaje për aksidentin fatal në Vitomiricë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin fatal në Vitomiricë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin fatal i cili ka ndodhur mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

Rreth orës 19:47 në rrugën Pejë-Istog, gjegjësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e një (1) personit.

Në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë “ VË” pa targa regjistrimi dhe një këmbësor.

Viktima e këtij aksidenti është këmbësori A.A (1972), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për shkak se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si shkak i lëndimeve ndërron jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me

urdhrin e tij, trupi i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog, me te arritur ne vendin e lartcekur, këmbësori papritmas fillon ta kaloj rrugën, në këtë rasti dyshuari për shkak të afërsisë e godet me pjesën e parë anësore dhe viktima pëson lëndime të rënda trupore, i njëjti pas një kohe të shkurtër ndërron jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat