Dhuna në familje, ngritën 22 aktakuza për një muaj

Kronikë e zezë

Dhuna në familje, ngritën 22 aktakuza për një muaj

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 22 aktakuza për një muaj për rastet e dhunës në familje.

Sipas prokurorisë, si rezultat i koordinimit të punës se Prokurorisë Themelore të Pejës, Zyrës për mbrojtjen e viktimave dhe Policisë se Kosovës, kemi edhe ngritje të efikasitetit në drejtim të luftimit të kësaj dukurie negative, ashtu që vetëm në muajin shtator 2018, nga kjo prokurori janë ngritur njëzetedy aktakuza për rastet e dhunës në familje.

“Tetëmbëdhjetë për veprën penale “Lëndim i lehet trupor”, tri për veprën penale “Kanosje” dhe një aktakuzë për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, njëzetenjë janë të gjinisë femërore, kurse një i gjinisë mashkullore, ndërsa në cilësinë e të pandehurit që të gjithë janë nga gjinia mashkullore”, thuhet në një komunikatë për media.

Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave nga Gjykata Themelore e Pejës, ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat