Dhunon bashkëshorten e djalit, 48 orë ndalim

Kronikë e zezë

Dhunon bashkëshorten e djalit, 48 orë ndalim

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka nxjerrë aktvendimin mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh për të dyshuarin me inicialet XH.I., i cili e ka ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht të dëmtuarën 18 vjeçare, bashkëshorten e djalit të tij, në atë mënyrë që me forcë dhe pa pëlqimin e saj, e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale, në shtëpinë e tyre.

Prokuroria thotë se gjatë ditës së djeshme është njoftuar nga Policia e Kosovës, për një rast dhunimi, i cili ka ndodhë në komunën e Vitisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në fund të muajit shtator 2018, i dyshuari XH.I., e ka ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht të dëmtuarën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeçare – bashkëshorten e djalit të tij, në atë mënyrë që me forcë dhe pa pëlqimin e saj, e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale, në shtëpinë e tyre.Dyshohet që, i njëjti këto veprime i ka ndërmarrë duke shfrytëzuar mungesën e anëtarëve tjerë të familjes, duke përfshirë edhe mungesën e bashkëshortit të të dëmtuarës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, menjëherë pas njoftimit të këtij rasti, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendimin mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Gjilan, do të ushtrojë kërkesën për caktimin e paraburgimit, si dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e tjera hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat