Zhduket prej 4 ditësh, 14-vjeçarja nga Tirana

Kronikë e zezë

Zhduket prej 4 ditësh, 14-vjeçarja nga Tirana

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Një 14-vjeçare nga Tirana është zhdukur nga banesa e saj. Ngjarja e cila ka ndodhur 4 ditë më parë, është denoncuar nga nëna e vajzës.

Policia vendore bën të ditur se po punohet për gjetjen e saj, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02. 10. 2018, shtetasja A. Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 30. 09. 2018, është larguar nga banesa vajza B. Ç., vjeçe 14, banuese në Tiranë, dhe nuk është kthyer. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat