Përfshihen në aksident dy makina dhe një autobus, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Përfshihen në aksident dy makina dhe një autobus, dy të plagosur

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 07:52
Ilustrim

Dy makina dhe një autobus janë përfshirë në një aksident rrugor në Elbasan. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

 Mjeti me targa AA456TU me drejtues  shtetasit R.T., banues në lagjen "5 Maji", Elbasan është përplasur me  mjetin me targa AA289TT me drejtues  shtetasin F.J., si dhe është përplasur lehtë  autobusi me targa AA081TR me drejtues shtetasin  G.B.

Si pasojë e përplasjes  janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F.J, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan ku po marrin trajtim mjekësor.

Nga autobusi raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat