I dehur dhe me armë tenton të hyjë në zyrën e kryetarit të Istogut

Kronikë e zezë

I dehur dhe me armë tenton të hyjë në zyrën e kryetarit të Istogut

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Policia në Istog ka arrestuar një të dyshuar i cili në gjendje të dehur fillimisht kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti e më pas ka shkuar tek Kuvendi Komunal-Istog, me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit, por është ndaluar nga personat përgjegjës.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit: “Si Sauer”, me një karikator, 9 fishekë kal. 9 mm, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat