Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu

Kronikë e zezë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një 28 vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të enjte në lagjen nr një të qytetit të Sarandës.

Shkak i vdekjes dyshohet të jetë kontakti me rymën elektrike të tensionit të lartë. Policia bën me dije se ka humbur jetën shtetasi me inicialet L.Z, banues në Fushë- Veri Delvinë.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.10.2018, në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë, është marrë njoftimi për një person të pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë.

Shtetasi L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat