U shpall e zhdukur, gjendet shtetasja zvicerane

Kronikë e zezë

U shpall e zhdukur, gjendet shtetasja zvicerane

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 09:24
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka raportuar se ka arritur të gjejë një shtetase të Zvicrës, e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj, po ashtu shtetas i shtetit zviceran.

“Ankuesi mashkull shtetas i Zvicrës ka raportuar se vajza e tij viktima femër shtetase e Zvicrës ka vizituar Kosovën dhe që nga data 03.10.2018 në orën 18:00 ka humbur kontaktin me të. Njësia përkatëse policore ka arritur të gjejë viktimën, e cila është dërguar në QKUK, për të vazhduar pastaj me procedurat e me tejme”, bëhet e ditur në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat