Hodhi pistoletën në tokë sapo pa policinë por arrestohet - Bota Sot
Hodhi pistoletën në tokë sapo pa policinë por arrestohet

Kronikë e zezë

Hodhi pistoletën në tokë sapo pa policinë por arrestohet

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:42
Ilustrim

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 20 vjeçar për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është Ronaldo Abedini banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.

Kapja e tij u bë gjatë një operacioni blic të policisë për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre  qarkullojnë me armë zjarri pa leje.

"Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip 'Benz', nga ana e shtetasit Ronaldo Abedini, është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër".

Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet proceduriale do ti  kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”,  ‘’Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...