Kapet i kërkuari për “prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike”. Në pranga është vënë Ervis Veizi, 31-vjec, banues në fshatin Metoq, Sarande. Veizi, rezulton person në kërkim prej muajit shkurt 2018.
Në datën 09.06.2018, Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest ne burg” për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Sipas hetimeve, Veizi është pjese e një grupi kriminal prej 16 personash, të goditur nga policia e Sarandës ne shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë.
Veizi akuzohet si transportues i lëndes narkotike nga fshati Shalës drejt kufirit të gjelbër.