Lushnje, vëllezërit tentojnë të fusin në burg kanabis sativa

Kronikë e zezë

Lushnje, vëllezërit tentojnë të fusin në burg kanabis sativa

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 11:08
Kanabis sativa

Dy vëllezër janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë tentuar të fusin në burgun e Kosovës kanabis sativa.

 Të arrestuar janë vëllezërit,  Besnik  Bali 40 vjeç dhe Isamir  Bali, 34 vjeç, banues në  fshatin Barbullinjë, Lushnje. Personi i shpallur në kërkim është I.Z., 34 vjeç,  banues në fshatin Drenovicë, Berat.

"Shtetasit  e arrestuar kanë tentuar të fusin në I.E.V.P të Kosovës, Lushnje, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale."

Gjithashtu  në bashkëpunim me efektivat  e  Komisariatit të  Policisë Lushnje,  është ushtruar kontroll në banesën  e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali,  ku u  gjet lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e  kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale " "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",  "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim" parashikuar nga  nenet 283 dhe 324/a të  Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat