Një person është arrestuar në fshatin Mirash të Obiliqit, i cili kishte kanosur dy punëtor të sigurimit fizik te zona e KEK-ut.
Nga i dyshuari si dëshmi janë konfiskuar një pistoletë e improvizuar (lodër) dhe një thikë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.