Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë, pas një mosmarrëveshje në Prishtinë.
I dyshuari mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e lënë të plagosur në këmbë, njofton PK.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 06.10.2018-18:15. I dyshuari mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, duke e plagosur në këmbë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas personelit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK.