Cërrik, u plagosën me armë zjarri në berberhane dy persona, dy në pranga - Bota Sot
Cërrik, u plagosën me armë zjarri në berberhane dy persona, dy në pranga

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

Cërrik, u plagosën me armë zjarri në berberhane dy persona, dy në pranga

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 17:56
Ilustrim

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave mbrëmjen e djeshme dhe bashkëpunëtorin e tij.

Në pranga ranë shtetasit Stilian (Bruno) Hyseni , 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut si dhe Ilborjan Fezullahu, 28 vjeç,  lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë.

"Shtetasi Stilian (Bruno) Hyseni në bashkëpunim me Ilborjan  Fezullahu në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B,  ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar  fizikisht me sende të forta edhe shtetasin  J.R., banues  në Cërrik , për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri", sqaron policia.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar  në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja  pistolete.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh është lënë i lirë pasi nga tërësia e veprimeve nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur.

Shtetasit e arrestuar pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.

Nga ana e shërbimeve të Policisë po vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Elbasan  për veprat penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim  e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test