Një muaj paraburgim për 6 të dyshuar për marrje me drogë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për 6 të dyshuar për marrje me drogë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

?Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të pandehurve B.J., Sh.H., F.H., P.H., B.B. dhe Sh.I., shtetas të Kosovës, pasi kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, si dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit dyshohet se nga data 16 maj deri më 7 tetor 2018 në Ferizaj dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, kanë transportuar dhe shitur substanca narkotike të llojit kokainë,  duke u furnizuar nga Shqipëria dhe gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit nga ana policia në pikën kufitare Vërmicë, të dyshuarit B.J. i janë gjetur substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 552 gramë.

Njëherësh është bastisur banesa e të dyshuarve dhe me rastin e kontrollimit nga ana e policisë janë sekuestruar 108.08 gramë kokainë, një peshore digjitale, para në vlerë prej 3.100 euro, disa letërnjoftime, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B.B., është gjetur dhe konfiskuar revolja e tipit M-57, me një karikator dhe 9 fishekë, një revole të kalibrit 6.35mm, me një karikator dhe 4 fishekë, 41 fishekë të kalibrit 7x64mm, si dhe 6 fishekë të pushkës së gjuetisë të cilat janë sekuestruar përkohësisht.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat