Një 17-vjeçarë rezulton i zhdukur prej 5 ditësh, duke u larguar nga banesa e tij pa lënë asnjë gjurmë. Denoncimi është bërë nga babi i të miturit dhe policia bën të ditur se po punohet për gjetjen e tij.
Deri më tani bëhet e ditur se djali me inicialet A.Ç 17 vjeç është zhdukur në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09. 10. 2018, shtetasi I. Ç., vjeç 47, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 05. 10. 2018, është larguar nga banesa djali i tij i mitur A. Ç., vjeç 17, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.