U ekzekutua pranë banesës së tij, publikohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen - Bota Sot
U ekzekutua pranë banesës së tij, publikohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen

Kronikë e zezë

U ekzekutua pranë banesës së tij, publikohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 06:12
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje. Mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri për vdekje gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 21:45. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Shegas, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë Q.H., 48-vjeç. I ndjeri ishte duke udhëtuar me mjetin e tij 100 metra përpara se të mbërrinte te banesa kur është qëlluar.

Mësohet se 48-vjeçari ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent penal. Dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri para banesës së tij. Ekspertë të hetimit të krimit po merren me shkaqet dhe zbardhjen e rrethanave, ende të paqarta. Në ndihmë të hetimit kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Policia ka nisur punën për kapjen e autorit si si dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test