Skrapar dhe Berat, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Skrapar dhe Berat, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:33
Policia

Policia njofton se ka ndaluar dy persona, të dënuar nga gjykata dhe që nuk ishin përgjigjur përpara drejtësisë. Uniformat blu në Skrapar ndaluan shtetasin Xhulio Hysi 23 vjeç i dënuar për shitje dhe prodhim narkotikësh.

Kurse policia në Kuçovë arrestoi një person, i cili ishte shpallur në kërkim policor për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Nga policia u bë me dije se u ndalua shtetasi Robert Beqaraj 39 vjeç banues në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Sipas informacionit policor, punohet për të ndaluar shtetas të shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat