Kërcënoi me armë dhe i mori një personi 400 mijë lekë dhe 130 euro - Bota Sot
Kërcënoi me armë dhe i mori një personi 400 mijë lekë dhe 130 euro

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

Kërcënoi me armë dhe i mori një personi 400 mijë lekë dhe 130 euro

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi nën kërcënimin e armës i mori një personi një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro.

Në pranga u vu shtetasi Klaus (Andi) Mullalli, 29 vjeç, banues në Korçë. 

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit nr 09/10, datë 09.10.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ky shtetas më datë 09.10.2018, në fshatin Boboshticë-Korçë, dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro, një pjesë e të cilave iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale".

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ,“Kanosja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test