Arrestohet durrsaku me tre emra - Bota Sot
Arrestohet durrsaku me tre emra

Kronikë e zezë

E mërkurë, 24 tetor 2018

Arrestohet durrsaku me tre emra

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Një i shpallur në kërkim është vënë në pranga pasi ishte i dënuar me burg nga drejtësia italiane.

Policia Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative  për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht:

Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA,  Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës.

Ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018,  pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test