37-vjeçari kapet mat duke hedhur pistoletën nga brezi, policia i sekuestron edhe drogë - Bota Sot
37-vjeçari kapet mat duke hedhur pistoletën nga brezi, policia i sekuestron edhe drogë

Kronikë e zezë

E mërkurë, 24 tetor 2018

37-vjeçari kapet mat duke hedhur pistoletën nga brezi, policia i sekuestron edhe drogë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 09:59
Pamje nga videoja

Forca  e Ligjit sërish ka vepruar në Fier, ku një person me precedent është arrestuar dhe 11 të tjerë janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në Zhupan u arrestua 37-vjeçari me iniciale A.H, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave".

"Sapo ka parë policinë të hyjë në lokal, shtetasi A.H ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë", sqaron policia në njoftim.

Po ashtu gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën:

•15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg

•3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi.

•Sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve: 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë etj.

•Sende që dyshohen se i ka vjedhur: 3 kompjuterë lap-top dhe 1 kasafortë metalike.

•34 fishekë pistolete dhe automatiku.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test