Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Një grua ka vdekur mbrëmë në rrethana të dyshimta në Prishtinë. Policia njofton se 48 vjeçarja u gjet pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” rreth orës 18:00.

Lajmin për Kallxo e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht policia është në ndërmarrje e sipër të veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve të tij. Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonalë kanë prezantuar edhe specialistë të forenzikës rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko-ligjor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat