U merrte para të huajve për të kaluar kufirin, arrestohet - Bota Sot
U merrte para të huajve për të kaluar kufirin, arrestohet

Kronikë e zezë

E diel, 21 tetor 2018

U merrte para të huajve për të kaluar kufirin, arrestohet

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Eshtë arrestuar një person gjatë ditës së sotme për ndihmë për kalim të plagjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin :

- Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Ndihmon tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare, arrestohet 24 - vjeçari.

Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre shtetasit e huaj pakistanez për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin :

- Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez :

- Z. K., 33 vjeç

- S. Sh., 22 vjeç

- D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test