Vjehrra rrah nusen në Korçë, arrestohet - Bota Sot
Vjehrra rrah nusen në Korçë, arrestohet

Kronikë e zezë

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Vjehrra rrah nusen në Korçë, arrestohet

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Rastet kur nusja dhunon vjehrrën janë të shumta, por nuk mungojnë edhe ato rastet kur vjehrra ngre dorë mbi nusen. I tillë është edhe rasti i një 48-vjeçareje nga Kamenisa e Korçës, e cila pas ngjarjes u arrestua nga policia. 

Bëhet fjalë për Shegë Bezolli, 48 vjeçe.

Në njoftimin e policise thuhet se: "Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës".

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test