I riu në Istog goditet për vdekje nga vetura - Bota Sot
I riu në Istog goditet për vdekje nga vetura

Kronikë e zezë

E diel, 21 tetor 2018

I riu në Istog goditet për vdekje nga vetura

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:45
Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Siç ka bërë të ditur ai, rasti ka ndodhur rreth orës 17:20.

Ibraj po ashtu ka bërë të ditur se viktima është rreth moshës 16-17 vjeçare.

“Sot në orën e  mbrëmjes, rreth orës 17:20 minuta ka ndodhur në lokacionin lagja “Osmanaj” në Gurrakoc të Istogut. Viktima është një këmbësor me inicialet D.O lindur në vitin 2001 në këtë fshat. Personi i cili këtë aksident e ka shkaktuar këtë aksident me veturë të tipit Passat, F.B, është arrestuar dhe është në mbajtje. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar edhe ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur Ibraj.

Detaje të tjera ende nuk dihen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test