Aksident i rëndë në fshatin Gurakoc, vdes një këmbësor - Bota Sot
Aksident i rëndë në fshatin Gurakoc, vdes një këmbësor

Kronikë e zezë

E hënë, 22 tetor 2018

Aksident i rëndë në fshatin Gurakoc, vdes një këmbësor

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Sot rreth orës 17:20 një person ka humbur jetën pasi që është goditur nga një veturë e tipit “Passat” në fshatin Gurakoc të Istogut.

Viktima me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001, është përshkruar nga policia si këmbësor i cili është goditur nga vetura saktësisht në lagjen “Osmanaj”.

Ndërsa i dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985, ka qenë duke e drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore.

“Ky aksident ka ndodh sot rreth orës 17:20 në lagjen “Osmanaj” të Gurakocit. Viktima është një këmbësor me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001 në Gurakoc. I dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985 ka qenë duke drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në spital”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test