Itali, qëllohet me thikë shqiptari - Bota Sot
Itali, qëllohet me thikë shqiptari

Kronikë e zezë

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Itali, qëllohet me thikë shqiptari

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 17:03
Ilustrim

Një skenë “Far West” ajo e ndodhur rreth orës katër të kësaj të shtunë në Alba Adriatica të Italisë, ku një shqiptar 22 vjeç është qëlluar me thikë, ndërtesa një italian 38 vjeç me armë zjarri.

Sipas mediave lokale, sherri nisi brenda ne nje hotel ku po zhvillohej një mbrëmje me muzikë, e më pas vijoi në ambientet e jashtme.

Dy persona mbetën të plagosur, një shqiptar 22 vjeç, i cili u qëllua me thikë brenda lokalit dhe një italian 38 vjeç nga Bari, i cili gjatë arratisjes u qëllua disa herë me pistoletë në bark, në parkimin e restorantit. Identitetet e personave të plagosur nuk bëhen me dije.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga karabinierët, ka pasur një përplasje me fjalë mes një grupi italian dhe një grupi shqiptar. Dikush nxori pistoletë dhe qëlloi 2 herë ndaj 38-vjeçarit i cili po përpiqej të largohej. Plumbat e prekën në pjesën e barkut. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, megjithatë jashtë rrezikut për jetën.
I lënduari tjetër, shqiptari 22 vjeç, ka pësuar disa goditje me thikë në trup dhe parakrahë. Ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dy të plagosurit janë me precedentë të mëparshëm. Shqiptari raportohet se është i pandehur, pasi është kapur me mallra të vjedhur së fundmi.
Pista kryesore se pse ndodhu sherri është ajo e konflikteve për drogën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test