Arrestohet Shullazi e 8 persona të tjerë - Bota Sot
Arrestohet Shullazi e 8 persona të tjerë

Kronikë e zezë

E martë, 13 nëntor 2018

Arrestohet Shullazi e 8 persona të tjerë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 10:47
Policia

Nëntë persona janë arrestuar nga policia e Krujës për ndotjen e ambientit, pasi në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Policia lokale bën me dije se ka sekuestruar edhe një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.

Për pasojë janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;

-Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;

- Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;

-Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;

-Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;

-Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;

-Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;

-Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;

-Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test