Dyshohet se shkaktoi zjarr, dërgohet në psikiatri

Kronikë e zezë

Dyshohet se shkaktoi zjarr, dërgohet në psikiatri

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Shkabaj të Prishtinës është raportuar për një zjarr, ku si pasojë janë djegur dy shtylla elektrike dhe një kabllo.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar në tërësi nga zjarrfikësit. Dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një i dyshuar mashkull- i cili është identifikuar nga policia dhe nga i njëjti është konfiskuar një thikë.

Është njoftuar prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në psikiatri dhe mbetet në trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat