Përfundimi i operacionit të djeshëm policor lidhur me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.
Përgjatë operacionit, të cilin e ka përcjell nga afër ekipi i medias, policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale edhe armë, vetura, motoçikleta, e gjesende të tjera të dyshuara.
Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.
Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.
Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.
Policia ka arrestuar sot këta persona:
Xh. Sh, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
G, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Sh, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
C, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.
Gjatë aksionit të bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar:
Një revole
Trembëdhjetë veturave të llojeve të ndryshme
Dy motoçikleta
Dy lap-top
Dhjetë telefona celularë,
Çelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të ndryshme.
Kastriot Shala I lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.
Ridvan Ademi I lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës
Leutrim Latifi I lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.