Policia konfirmon vdekjen e çiklistit 27-vjeçar në Pejë

Kronikë e zezë

Policia konfirmon vdekjen e çiklistit 27-vjeçar në Pejë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Mbrëmë në qytetin e Pejës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 27-vjeçar.

Mbrëmë në qytetin e Pejës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe çiklisti.

Si pasojë e goditjeve që ka marrë nga vetura, çiklisti i moshës 27-vjeçare ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Sipas Policisë së rajonit të Pejës, kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 22:50.

“ Mbrëmë rreth orës 22:50 Policia e rajonit të Pejës është informuar për një aksident trafiku. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një aksident mes një veture dhe një çiklisti. Si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka treguar Rugova.

Ai ka shtuar po ashtu se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari për këtë aksident është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat