Arrestohet ish-faturisti i Ujësjellësit që vodhi lekët e qytetarëve

Kronikë e zezë

Arrestohet ish-faturisti i Ujësjellësit që vodhi lekët e qytetarëve

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:26
Ilustrim

Policia e Fierit ndalon një ish-punonjës të Ujësjellësit, i cili akuzohet se u ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ndaluan shtetasin Ramis Lushaku, 53 vjeç, banues në Hamil, Fier.

"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal".

Policia thotë se Ramis Lushaku duke qenë faturist te Ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat