Policia operacion gjatë natës, kontrollohen 129 persona, 3 të arrestuar

Kronikë e zezë

Policia operacion gjatë natës, kontrollohen 129 persona, 3 të arrestuar

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:38
Ilustrim

Tre persona janë vënë në pranga gjatë natës së kaluar nga policia e kryeqytetit pas një operacioni të përbashkët me Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Po ashtu është arrestuar edhe Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”.

Është ndaluar edhe Klandio Metra, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

Gjatë operacionit të policisë bëhet e ditur se janë kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat