Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:45
Ilustrim

Në orët e pasditës së sotme, një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë taksi dhe një motoçikletë.

Togeri Bajram Krasniqi, ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 Në aksident janë të përfshirë një veturë taxi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat