Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “transballkanike”.
Një djalë 27 vjeçar ka përplasur një këmbësor në moshë të thyer. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari rreth 70 vjeç ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
I riu me inicialet O.I është shoqëruar nga policia në komisariat për të dhënë shpjegimet për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.