Shpërndante drogë në shkolla, arrestohet një person në Librazhd, shoqërohen 6 të tjerë

Kronikë e zezë

Shpërndante drogë në shkolla, arrestohet një person në Librazhd, shoqërohen 6 të tjerë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:31
Ilustrim

Policia e Librazhdit ka arrestuar një person dhe ka shoqëruar 6 të tjerë, në një aksion të zhvilluar në qytetin në fjalë.

Dyshohet se personat në fjalë shpërndanin lëndë narkotike, ndërkohë që janë kryer edhe kontrolle blic për personat që lëviznin me armë.

Njoftimi i policisë 

Policia kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri,  personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Goditet një  tjetër tentative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,  falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë  operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të  një shkolle, mund të   shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga  shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën  një sasi lënde narkotike  rreth  6.22 gramë  e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë  vijuar kontrollet   në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim edhe  6 persona, kryesisht me precedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të  dokumentacionit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat