Aksion i policisë në Lebanë, bastiset një lokal me autopjesë

Kronikë e zezë

Aksion i policisë në Lebanë, bastiset një lokal me autopjesë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:46
Aksion i policisë në Lebanë

Një aksion i Policisë së Kosovës është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Lebanë të Podujevës.

Sipas mediave vendore aksioni ka nisur që herët dhe cak i tij ishte një lokal që merrej me shitblerjen e motorëve të makinave.

Në vendin e aksionit janë parë edhe Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe se aktualisht nuk ka informacione nëse ka pasur arrestime apo jo.

Duhet cekur se këtë javë një aksion i madh i policisë ishte zhvilluar edhe në fshatin Trudë ku janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar 13 vetura të cilat dyshohet se janë blerë nga grupi me para të grabitura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat