Policia e Gjilanit arrestoi 80 persona të dënuar nga Gjykata me burgim efektiv

Kronikë e zezë

Policia e Gjilanit arrestoi 80 persona të dënuar nga Gjykata me burgim efektiv

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:33
Ilustrim

Një plan operativ i Policisë së Kosovës ka vënë në pranga 80 persona.

Policia e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar se ka realizuar planin operativ “realizimi i urdhëresave me burg efektiv”,  i cili ka filluar me datën 17 shtator 2018 dhe  ka përfunduar me 12 tetor 2018.

Gjatë realizimit dhe implementimit të këtij plani është arritur që të lokalizohen, arrestohen dhe menjëherë të dërgohen në vuajtje të dënimit rreth 80 persona që kishin dënime të formës së prerë nga gjykatat.

Sipas policisë qëllimi dhe implementimi i këtij plani i udhëhequr nga policë të Stacionit Policorë në Gjilan, ka qenë që të realizohen dhe ekzekutohen një numër i madh i urdhëresave me burg efektiv.

“Gjatë realizimit të këtij  plan operativ është  arritur të kapen disa persona të cilët kanë qenë të dënuar me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat kompetente në nivel komunal, por edhe më gjerë në nivel vendi, persona të cilët nuk iu kanë përmbajtur urdhrit për vuajtje të dënimeve, duke ju shmangur arrestimit në forma të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Ky plan është zbatuar në bashkëpunim me oficerë policor nga Gjilani si dhe me Stacionet tjera Policore në nivel vendi.

Kjo sipas policisë, ka ndikuar gjithashtu edhe në uljen e rasteve, shkruan kallxo si të vjedhjeve po ashtu edhe të veprave tjera kriminale, gjë që shihet qartë nga raportet ditore.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi do të punoj në mbrojtje të rendit dhe ligjit si dhe krijimit të një ambienti të qetë dhe prosperues për qytetarët e saj”, thuhet në fund të njoftimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat